22:15 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjermani fiton betejën në gjyq, bëhet 20 vite më i ri

Gjermani, Emile Ratelband që është 69 vjeçar ka fituar betejën legale në gjyq duke arritur që të ul moshën e tij në 49 vjeç.

Këtë e ka bërë për arsye se ai ndihet më i ri dhe se kjo moshë e favorizon më shumë për të dalë me vajzat, transmeton Indeksonline.

Tash Emiles në komunën e tij viti i lindjes nga 1949 i është ndërruar në 1969. Me këtë ndryshim, gjermani i ka shpëtuar buxhetit të shtetit 350.000 dollarë.

“Këto ditë jemi të gjithë të lirë, dhe ne kemi liri për të ndryshuar gjërat. Prandaj dëshirova që të ndryshoj moshën. Unë ndjej që jam 40-45 vjeç” ka thënë Emile për ABC Nees.

“Unë jam shumë i pashëm. Unë mund të kem cilëndo vajzë që dua por mosha më e re i bën gjërat më të lehta” përfundoi ai./Indeksonline/