15:19 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjermania do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e ri gjerman, Christian Heldt, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.

Kreu i LDK-së njoftoi diplomatin gjerman për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe zhvillimore për vendin dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve integruese evropiane, në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.

Ndërsa, ambasadori Heldt ka vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë dhe shprehu vullnetin e tij për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.