19:52 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Gjermania e kërkonte në të gjithë Europën, shqiptari i dënuar me 15 vite burg kapet në Itali, për çfarë akuzohet

ITALI – Disa netë më parë karabinierët e Nor të Città della Pieve, duke kaluar përgjatë rrugëve të Tuoro sul Trasimeno, kaluan një makinë të dyshimtë dhe ndaluan dhe e kontrolluan.

Në timon ishte një 40-vjeçar nga Shqipëria.

Nga hetimet rezultoi se ndaj tij ishte në lëshuar një urdhër-arresti europian, pasi në Gjermani ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Pas përfundimit të formaliteteve, burri u transferua në burgun e Perugia-Capanne.