12:13 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjermania kundër prekjes së kufijve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka takuar sot politikanin gjerman, Friedbert Pflüger.

Nga ky takim, Dreshaj ka bërë të ditur se Gjermani po bën ende punë të madhe për Kosovën dhe se është kundër prekjes së kufijve, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Dreshajt nga ky takim:

Takim i mëngjesit me politikanin gjerman, Friedbert Pflüger.

Miku jonë i CDU-së ka bërë shumë dhe po bën ende punë të madhe për Kosovën.

Poashtu, lajm i mirë është konfirmimi se Gjermania është kundër prekjes së kufijve.

G.D