Gjermania merr një fitore të vështirë ndaj Ganës
Gjermania ka fituar ndeshjen e dytë miqësore në muajin mars.
Pas Zvicrës, ata mposhtën me vështirësi Ganën me rezultat 2-1, në Stuttgart.
Golat për Gjermaninë i shënuan Kai Havertz dhe Deniz Undav, ndërsa për Ganën ishte Issahaku Fatawu.
Kështu, Gjermania përmbyll marsin me dy fitore dhe tani fokusin e kanë në Botëror, ku do të tentojnë të arrijnë titullin e 5-të./IndeksOnline/

