10:39 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjermania në alarm për Kupën e Botës, mungesa të mëdha për Low

Gjermania është konsideruar si favorite për të triumfuar në Kupën e Botës në Rusi që mbahet gjatë verës.

Mirëpo problemet me lëndime mund ta penalizojnë Kampionët e Botës në fuqi, shkruan indeksonline.

Lars Stindl – Mesfushori i Monchengladbach ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe do të mungoj në Rusi.

Emre Can – Futbollisti i Liverpoolit po përballët me probleme dhe pritet të mos jetë gati për Botërorin.

Manuel Neuer – Kapiteni i Bayernit është rikuperuar pas një mungese të gjatë mirëpo nuk është në formën e tij për të marrë pjesë në një kompeticion të tillë. Prezenca e tij mund të jetë më shumë si shenjë respekti për të se sa e meritueshme.

Jerome Boateng – Mbrojtësi i Bayernit u lëndua në humbjen 1-2 kundër Real Madrid dhe rikuperimi i tij do të jetë në luftë me kohën.

Jachim Low do të duhet të bëjë llogaritë mirë para se të niset për në Rusi. /IndeksOnline/

 

Temat: