15:19 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjermania në prag të recesionit, pëson kolaps në prodhimin industrial

Gjermania është në prag të një recesioni pasi fuqia financiare e Evropës pësoi një kolaps në prodhimin industrial.

Ekonomia gjermane tronditi tregtarët këtë javë më ashpër sesa pritej.

Prodhimi industrial u ul me -1.9 për qind në nëntor – një nivel më i ulët krahasuar me -4.6 për qind, gjë që ka nxitur pasigurinë në ekonominë e katërt më të madhe në botë.

Një recesion në Gjermani mund të ketë një ndikim shkatërrues në ekonomitë e brishta greke dhe italiane.

“Të dhënat e prodhimit të djeshëm në Gjermani dhanë dëshmi alarmuese për një ngadalësim shumë më të madh në gjysmën e dytë të vitit të kaluar sesa që fillimisht ekonomistët kishin pritur.” tha Claus Vistesen nga Pantheon Macreconomics për Business Insider.

Rënia ishte aq e shpejtë sa Vitesen fillimisht u tha klientëve të tij se nuk besonte se të dhënat ishin të sakta.

Stefan Schilbe i HSBC i tha Business Insider se një recesion ka gjasa, pasi Gjermania përballet me prodhimin më të ulët industrial që nga viti 2008. /IndeksOnline/