14:05 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjermania ngrit minimumin e pagave, kaq do paguhet një orë pune

Qeveria gjermane sot miratoi një vendim për rritjen e pagës minimale me 35 centë në 9.19 euro në orë që nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe nga 2020 në 9.35 euro.

Fitimet minimale në orë janë aktualisht 8.84 euro, kujton Reuters.

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz, tha se angazhohet që paga minimale të rritet edhe më shumë në të ardhmen dhe të jetë 12 euro për një orë pune.

Rritja e fundit ka prekur më shumë se 2 milionë njerëz, vlerëson Reuters.

Sipas Zyrës Gjermane të Statistikave, rreth 1.4 milion njerëz morën një minimum në prill të vitit të kaluar, ndërsa 800,000 njerëz të tjerë fitonin më pak se minimumi.