23:59 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gjermania nis kontaktet me Nagelsmann

Kombëtarja e Gjermanisë ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Hansi Flick.

Zëvendësusi ideal shihet ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, shkruan IndeksOnline.

Raportohet se Federata Gjermane e Futbollit tashmë ka nisur kontaktet fillestare me agjentin e Julian Nagelsmann për t’i besuar atij rolin e trajnerit të kombëtares.

Menaxheri i Kombëtares Rudi Völler , i cili ishte në stol në fitoren 2-1 kundër Francës të martën e kaluar, është në kontakt me agjentin e Nagelsmann, Volker Struth .

Trajneri është i freskët nga shkarkimi i tij nga Bayerni në mars dhe ka ende një kontratë me kampionët e Gjermanisë që skadon në vitin 2026.

Bayern në fakt është gati të heqë dorë nga komisioni për një transferim të mundshëm të Nagelsmann, me Federatën e Futbollit që merr përsipër të paguajë 100% të pagëse trajnerit dhe me bavarezët që nuk do të futeshin në portofolin e tyre për të paguar pagesën e largimit të ish-trajnerit ./IndeksOnline/