20:22 / E Martë, 17 Tetor 2023 / MSH

“Gjermania nuk është si përpara”/ Këngë e valle në zhveshtoren e kuqezinjve të Kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore edhe në miqësoren e sontme ndaj Bullgarisë.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes që u zhvillua në “Air Albania” ishte 2:0.

Por, kuqezinjtë e Kombëtares janë akoma me sy kah Europiani, aty ku janë duke shkëlqyer me performancë, raporton Indeksonline.

Pas përfundimit të miqësores, ata kanë hedhur valle në zhveshtore, me një këngë që i dedikohet Gjermanisë, aty edhe ku do të mbahet Europiani.

Jasir Asani ka publikuar video të miqve të tij të skuadrës duke kënduar me zë të madh “Gjermania o vllazën, nuk është si përpara”.

Më pas ia thanë edhe këngës legjendare “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

Më poshtë pamje argëtuese nga kampi KuqeZi.