09:11 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Gjermania pritet të vendos kufizime për Britaninë, Brazilin dhe Afrikën

Gjermania po përgatit kufizime hyrëse për udhëtarët nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, tha të enjten Ministria e Brendshme.

Ndërsa shqetësimet për variantet më ngjitëse të koronavirusit po rriten.


Rregullat e reja po diskutohen me Qeverinë gjermane, shtoi zëdhënësi, shkruan “The Guardian”, transmeton IndeksOnline.

Varianti i ri i koronavirusit fillimisht është identifikuar në Britani të Madhe dhe Afrikën Jugore. Ekspertët kanë thënë se ai është shumë më ngjitës se varianti i parë, mirëpo përgjithësisht ka simptoma të njëjta dhe nuk është më i rrezikshëm.

Ndryshe, kufizime të reja me shtetet fqinje pritet të ndërmarrë së shpejti ky shtet./IndeksOnline/