19:16 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjermania propozon ligj t’i dënojë ata që fotografojnë viktimat e aksidenteve

Projekt-ligji u prezantua ditën e sotme (13 nëntor) dhe pritet vetëm miratimi nga parlamenti.

Gjithashtu ligji parashikon dhe dënimin e personave të cilët shpërndajnë foto të viktimave deri në 2 vite burg.

Ministri i drejtësisë, Christine Lambrecht deklaroi se shpërndarja e këtyre fotove lëndon familjarët e viktimave, ndaj duhet ndëshkuar.