11:42 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjermania vendosë rekord të padëshiruar pas humbjes nga Franca

Humbja nga Franca në Ligën e Kombeve për Gjermaninë ishte e gjashta me radhë në një vit kalendarik për herë të parë në histori.

Ka qenë një vit i tmerrshëm për Kombëtaren e Gjermanisë, sidomos pas kampanjës së tmerrshme në Kupën e Botës.

Në aspektin e rezultateve, humbja, 0-3 nga Holanda të shtunën ishte më e dobëta në vitet e fundit, transmeton IndeksOnline.

Por, dy humbjet më të rënda erdhën në Rusi, nga Meksika (0-1) dhe nga Koreja e Jugut (0-2), humbje të cilat e eliminuan Gjermaninë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror.

Dy humbjet e radhës për Gjermaninë erdhën nga Brazili dhe nga Austria në miqësoret kontrolluese para Kupës së Botës.

Kështu, Gjermania ka pësuar dy humbje humbje radhazi në ndeshjet zyrtare për herë të parë që nga viti 2000./IndeksOnline/

Temat: