13:25 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Gjermania zbulon listën/ Low si Challandesi, fton katër portierë

Kombëtarja e Gjermanisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit mars.

Trajneri, Joachim Low, ka zbuluar lojtarët që do t’i përdorë në tri ndeshje gjatë këtij muaji (mars), ndaj Islandës, Romanisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline

Ashtu si trajneri i Kosovës, Bernard Challandes edhe Joachim Low ka ftuar katër portierë.

Kujtojmë se në këtë listë nuk figurojnë emrat e Thomas Mullerit, Hummelsit dhe Boatengut./IndeksOnline/