09:40 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / AR

Gjest human/ Ibrahim Tatlises dhuron ushqim për të prekurit nga tërmeti

Pas dy tërmeteve që ndodhën në Turqi shumë ndërtesa janë shkatërruar e dëmtuar rëndë.

Edhe pas tërmeteve shumë qytetarë kanë preferuar të qëndrojnë në rrugë duke mos hyrë në banesat e tyre, transmeton Indeksonline.

Artisti me famë ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises ishte njëri nga personat e parë që iu ka dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti, saktësisht personave të lagjes së tij.

Ai bëri marrëveshje me një furrë buke që të shpërndaj nga 3 mijë bukë në ditë për 10 ditë rresht.

Banorët e lagjes u takuan me Tatlises dhe e falënderuan për këtë gjest human./Indeksonline/