22:14 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjest i jashtëzakonshëm nga ish futbollisti gjerman Asamoah, ndihmon voglushen kosovare për të jetuar

Lutjet dhe falënderimet e familjes së Oltës janë të panumërta për ish futbollistin gjerman Gerald Asamoah.

Fondacioni i 40 vjeçarit me prejardhje nga Gana e ka ndihmuar me mjete financiare voglushen kosovare e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, transmeton Indeksonline.

Përmes profilit të tij në Twitter, Asamoah ka publikuar një fotografi ku mbanë në duar Oltën.

“Sot së bashku me fondacionin tim, kemi vizituar zemrushen e vogël Oltën nga Kosova në Qendrën Klinike të Zemrës në Freiburg. Nuk ka asgjë më të mirë për mua se ta shohësh një fëmijë që mund të buzëqesh prap” shkruan Asamoah. /Indeksonline/