08:26 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Gjest i mirë nga lojtarët e Spurs, thyejnë rregullat e Covid-19, dhurojnë 100 mijë euro

Skuadra e Tottenham Hotspur ka dënuar tre lojtarët e saj për shkak se thyen rregullat e Covid-19, duke organizuar një festë.

Spurs ka dënuar lojtarët, por me vendim të përbashkët, të hollat e gjobës do t’i dhurojnë për stafin e spitalit në shenjë faleminderimi për ‘luftën’ në pandemi, shkruan IndeksOnline.

Shuma që tre lojtarët [Lamela, Giovani Lo Celso dhe Sergio Reguilon] dhuruan shkon deri në 100 mijë euro.

“Unë jam shumë krenar për punën që po bëjnë ata. Andaj jam i lumtur që po i ndihmojmë ata me këtë iniciativë”, ka thënë kryetari i Spurs, Daniel Levy./IndeksOnline/