75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / L A

Gjest për t’u duartrokitur, Marquinhos shkoi të ngushëllonte Gabrielin pasi humbi penalltinë

PSG është përsëri kampion i Evropës.

Fitorja e sotme në Budapest ndaj Arsenalit, i dha “Parizienëve” trofeun e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Penalltia e humbur e yllit të Arsenalit, Gabriel Magalhaes ishte kyçe për PSG-në.

Pas këtij momenti doli fotoja ku kapiteni i PSG-së, Marquinhos shkoi për të ngushëlluar bashkëkombasin e tij./IndeksOnline/