23:29 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjesti human i policit, hyn në zjarr dhe shpëton pulën

Oficeri policor i New York, Patrick McGovern ka bërë një gjest human që ka marrë shumë duartrokitje.

Ai ka hyrë brenda një shtëpie që kishin kapluar flakët dhe ka shpëtuar një pulë, transmeton Indeksonline.

Pas këtij gjesti, departamenti policorë ku punon McGovern ka shkruar me shaka se e meriton çmimin “Shpëtimi i vitit”. /Indeksonline/