20:42 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjesti human i Selim Pacollit ndaj Nexhmije Pagarushës (Foto)

Komiteti Olimpik i Kosovës sot po shënon 25 vjetorin e themelimit, si dhe 3 vjetorin e pranimit të saj në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Me këtë rast është organizuar një gala mbrëmje ku po marrin pjesë personalitete të njohura të Kosovës.

Në mesin e tyre gjendet edhe zonja e nderuar, Nexhmije Pagarusha, me këngën e së cilës u hap mbrëmja, raporton Indeksonline.

Kur ajo u u ngrit për të falënderuar të pranishmit që duartrokitën për të dhe këngën “Baresha”, ra në sy gjesti human i Selim Pacollit të AKR-së.

Ai bashkë me një mik që ishin afër Pagarushës, nuk iu ndanë asaj derisa e përfundoi përshëndetjen.

Ndiqini pamjet./Indeksonline/