Pas një kohe të gjatë shfaqet Nexhmije Pagarusha, e emocionuar flet për krijimin e ushtrisë
Derisa shumë politikanë e fytyra publike e shprehën gëzimin dhe emocionet me urimet më të mira për miratimin e tri projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, deputeti dhe këngëtari kosovar, Labinot Tahiri-Labi sot zgjodhi një njeri të veçantë për të uruar këtë ditë të rëndësishme për vendin.
Labi i shkoi në derë si rrallë kush, ikonës së këngës shqiptare, Nexhmie Pagarushës, e cila jeton e vetme në kryeqytet e që mysafirët si deputeti në fjalë janë mjaftë të pakët, shkruan Indeksonline.
Deputeti nga Ferizaji përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij Facebook thotë se ka ardhur të ndajë këtë gëzim me Pagarushën, sepse ikona e këngës i dha shumë vendit tonë me artin e saj.
Ndërsa kjo e fundit u duk të jetë tejet emocionuar për lajmin për ushtrinë, e këtë ditë e quajt si më të lumturën që nga pas lufta.
‘Jam shumë e lumtur, nuk e mbajë mend kur kam qenë më e lumtur. Dita më e lumtur pas luftës sot”, tha ndër tjera Pagarusha.
Kujtojmë që Nexhmie Pagarusha ka muaj që është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe që kjo është paraqitja e saj publike pas shtrimit dhe trajtimit në spital./Indeksonline/