19:30 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018

Gjesti human i shoferit të autobusit për të moshuarin prek njerëzit (Video)

Jo gjithmonë kemi rastin të takojmë njerëz me vullnet të mirë!

Një shofer autobusi në Kinën qendrore është lavdëruar pasi u filmua duke mbajtur një burrë të moshuar në shpinë për ta ndihmuar atë të zbriste nga autobusi në mënyrë të sigurt.

Videoja tregon një burrë të dobët rreth të 70-ve, duke u përpjekur të dalë nga autobusi në qytetin Shiyan, provincën e Hubei, kur njeriu i sjellshëm i erdhi në ndihmë.

“Më kujtoi babanë tim,” tha shoferi Liang Yan më vonë për gazetarët.