15:42 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Gjesti i ditës, zjarrëfikësit shpëtojnë një mace të varur në shtyllë elektrike

Zjarrëfikësit e Gjilanit janë përkujdesur për të bërë veprimin më të bukur të ditës së sotme. Ata kanë arritur të shpëtojnë një mace të varur në një shtyllë elektrike.

Shtylla ishte e gjatë dita metra, ndërsa macja po qëndronte që disa orë e varur në tela.

Grupi i zjarrëfikësve ka arritur që me kujdes të shtuar të kap macen për ta larguar nga shtylla ku s’po gjente shpëtim./Indeksonline/