19:00 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjesti i fantastik i yllit të Sevillës, darkë dhe iPhone falas për tifozët

Ylli i Sevillës, Quincy Promes ka bërë një gjest të rrallë. Sulmuesi holandez ishte lojtari më i mirë në fushë për Sevillën në ndeshjen e Europa Leagues ndaj Akhisar. Pas fitores, Promes ka shkuar në një restorant për të darkuar i vetëm.

Pavarësisht se ishte me kapelë, një grup i të rinjëve që po festonte ditëlindjen e një vajze e kishte vërejtuar se bëhet fjalë për yllin holandez. Ata kishin kërkuar që t’u jipte nënshkrimin e tij.

Promes, pa bërë shumë zhurëm ka dalur nga restoranti duke ua paguar darkën e ditëlindjes.

Por, kjo nuk ishte e tëra. Ai kishte shkuar në qytet ku gjeti një dyqan të Apple të hapur.

Aty kishte blerë një iPhone të ri për vajzën që po festonte ditëlindjen. Promes ishte kthyer në restorant për ta befasuar vajzën duke ia sjellur modelin e ri të iPhone, dhe për të ndarë një foto me ta./Indeksonline/

Temat: