13:02 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjesti i këndshëm i vogëlushit, ushqen pëllumbat në sheshin e Prishtinës (Video/Foto)

Fëmijët padyshim që janë qenia më padjallëzore dhe e dashur në botë.

Një fëmijë i shoqëruar nga e ëma, sot u ndal në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për t’u shoqëruar me disa “miq”.

Ai shihet i buzëqeshur duke ushqyer pëllumbat që enden nëpër kryeqytet e që në numër janë shumë. Vogëlushi kënaqet nga gjesti që po bën dhe nuk ndalet derisa i përfundon ushqimi për pëllumbat. /Indeksonline/