15:40 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjesti i madh i Kompanys, merr përgjegjësinë të ua paguaj rrogat bashkëlojtarëve

Lojtari-menaxher i Andelechtit, Vincent Kompany ka bërë një gjest të madh te skuadra belge. Skuadra e famshme belge ka kërkuar nga lojtarët që të pajtohen njëzëri për uljen e pagave për të përballuar krizën e fundit pas koronavirusit.

Të gjithë ata që do të dëmtohen nga ulja e pagave, Kompany ka thënë se do të marrë përgjegjësinë dhe të ua paguaj gjitha pagat nga financat personale të tij.

Ish-kapiteni i Manchester Cityt ka thënë se nuk do të lejojë që të ketë thyerja të raporteve te Anderlecht për paga dhe do të ndihmojë klubin me financat e tij për të kaluar këtë situatë./Indeksonline/