22:13 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjesti i madh i Mourinhos, në ditët e emergjencës nga koronavirusi

Frika nga koronavirus ka arritur edhe në Angli, teksa të moshuarit qëndrojnë në shtëpi nga frika se mos infektohen. Pa stërvitje dhe pa ndeshje, José Mourinho ka vendosur të japë kontributin e tij.

Sot, sipas asaj që lexohet në gazetat angleze dhe portugeze, tekniku e kaloi ditën duke shpërndarë nevojat më themelore për njerëzit e detyruar që të qëndrojnë në shtëpi, së bashku me “Age Uk”, një shoqatë e angazhuar për të ndihmuar të moshuarit.

Tifozët britanikë këtë herë janë shfaqur të bashkuar në vlerësimet për Mourinhon, i cili njihet si personazh i rrallë në botën e futbollit.