21:00 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AD

Gjesti i mirë i Agnesës, merr në shtëpi pesë qenushët që i gjeti në rrugë

Modelja kosovare Agnesa Vuthaj, ka bërë një gjest human.

Ajo ka gjetur në rrugë 5 qenush, të cilët i ka strehuar në shtëpinë e saj, shkruan Indeksonline.

Agnesa në grupin për kafshët ka publikuar imazhe të qenushëve duke treguar që dy prej tyre i ka dhënë për adoptim ndërsa edhe dy të tjerë po i jep për adoptim.

Gjithashtu ka shtuar se qenushët janë vaksinuar me dozën e dytë dje dhe janë të këndshëm, të zgjuar dhe të butë.

Më poshtë postimi i plotë./Indeksonline/