20:19 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjesti i mirë i vajzës së deputetes kosovare, iu gjen strehë qenushëve!

Jo gjithmonë fëmijët e deputetëve dhe politikanëve janë të llastuar.

Vajza e Donika Kadajt e tregon këtë më së miri me një gjest të saj.

Doruntina, studente në vitin e parë pranë Fakultetit Juridik ka marrë lëvdata për një gjest human. Ajo ka strehur pesë qenushë të vegjël të cilëve iu ngordhi nëna pas goditjes nga vetura.

Me një njoftim në një rrjet të mbyllur në Facebook, vajza e deputetes sygjeron që dikush që ka pasion qentë, të adoptojë njërin nga ta.