14:03 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjesti i rrallë i qytetarit, për të tretin vit bukë falas për nevojtarët gjatë Ramazanit

Besimtarët e fesë islame kanë nisur Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Në këtë muaj të pasurit solidarizohen më të varfërit, ndërsa bëhet thirrje për paqe e falje.

Ajo që vlen të theksohet është gjesti i një qytetari, i cili për të tretin vit radhazi në lagjen Dizhon të Gostivarit jep bukë për nevojtarët, përcjellë Indeksonline.

Vendi për të gjithë ata agjërues, por edhe ata që nuk i kanë kushtet e mira ekonomike, mund të shkojnë të shërbehen dhe të marrin bukë, në vendin ku gjendet ky raft me bukë, e që gjendet tek rruga “Xhon Kenedi”./Indeksonline/