10:26 / E Premte, 23 Tetor 2020

Gjiganti i Premier Ligës vihet pas Adama Traores, është gati t’i ofrojë 90 milionë funte

Anësori spanjoll, Adama Traore, mund ta ndryshojë ekipin në sezonin e ardhshëm.

Pesë ekipe janë në garë për transferimin e tij. Së fundmi garës i është bashkuar edhe klubi anglez, Manchester Unitedi, transmeton Indeksonline.

 24-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Wolves, ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Sipas “Calcio Mercato”, Ole Gunnar Solskjaeri e dëshiron spanjoll në skuadër. Traore është alternativë nëse Unitedi dështon ta transferojë Jadon Sanchon.

Unitedi është i gatshëm të paguajnë 90 milionë funte për Traoren. Kundërshtari më i madh i Manchester Unitedit për të siguruar shërbimet e Traores, është Barcelona që po e dëshiron rikthimin e 24- vjeçarit./Indeksonline/