18:45 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjiko dhe Elita të rrezikshëm, i drejtojnë armën njëri-tjetrit

Janë një ndër çiftet më të përfolura në estradën shqiptare, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi kohë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.

Që nga ajo kohë dyshja e njohur kanë qëndruar larg vëmendjes mediatike. Gjiko dhe Elita u rikthyen këtë herë me një imazh të përbashkët, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi të postuar nga reperi, çifti shihet duke ia drejtuar armën njëri-tjetrit në një fotografi tejet artistik.

Të dy ishin veshur me ngjyrë të zezë, ndërsa Elita ishte përkujdesur që ta fshihte barkun shtatzënë.Nuk dihet nëse kjo është pjesë e ndonjë projekti të ri të reperit, pasi që Gjiko nuk ka dhënë detaje tjera përkrah imazhit.

Ndryshe, çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./Indeksonline/