22:31 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjiko nga vetura luksoze: Kush është për një xhiro mbas iftarit

Gjiko ka paralajmëruar këngën e re e cila publikohet së shpejti.

Reperi i njohur këtë e ka zbuluar përmes një video që ndau me adhuruesit në Instagram teksa shihet në veturën e tij luksoze.

“Kush është për një xhiro mbas iftarit, po vjen shumë shpejt”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e video ku ka sjellur një pjesë të këngës së re.

Gjiko i cili këtë kohë e ka kaluar më shumë me familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin, si duket nuk e ka lënë anash as muzikën./Indeksonline/