10:34 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjilan: Arrestohen 3 persona, policia ua gjen në veturë gjysmë kilogrami marihuanë

Policia e Kosovës, ka raportuar se me datën 3 qershor në rrugën “Idriz Seferi”, ka arrestuar gjatë mbrëmjes tre persona, pasi që gjatë kontrollimit të veturës i ka gjetur dhe konfiskuar 520.8 gramë substancë narkotike, të llojit marihuanë, transmeton IndeksOnline.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/