10:33 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Gjilan, arrestohet pasi e kërcënoi vëllain e tij me sëpatë

Një person është arrestuar, gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan, pasi dyshohet se e ka kanosur me sëpatë vëllain e tij.

Në njoftim bëhet e ditur se i akuzuari dyshohet të jetë me të meta psikike, derisa i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.