14:16 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjilan: Axha rrah mbesën në shtëpinë e tij, arrestohet

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka rrahur mbesën e tij, duke i shkaktuar lëndime.

“Më 07 korrik 2018 rreth 21:40, në Gjilan nga policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, pasi që dyshohet se në shtëpinë tij, ka sulmuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e vëllait), me ç ‘rast viktimës i ka shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTH. /Indeksonline/

 

Temat: