18:56 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Gjilani dhe Ismet Baba i bëjnë nderin rivalit, DRITA KAMPIONE

Një superndeshje është zhvilluar në Gjilan në javën e parafundit të Superligës së Kosovës.

Ballkani i Ismet Munishit e ka barazuar me Gjilanin e Gentian Mezanit me rezultat 2-2 në një ndeshje shumë interesante.

Suharekasit e kontrolluan shumë mirë ndeshjen edhe pse në fillim ishin në disavantazh.

Kushtrim Shabani shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 43-të.

Rezultatin e barazoi  Mirlind Daku në minutën e 73-të të ndeshjes, pas një pasimi nga anash.

Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Jetmir Topalli me kokë në minutën e 75-të të ndeshjes.

Titullin Dritës ia siguroi Razak në minutën e katërt shtesë të ndeshjes me një goditje nga jashtë zone.

Një javë para fundit, Drita siguron vendin e parë me 68 pikë, tri pikë më shumë se Gjilani derisa Ballkani është në vendin e tretë me 64 pikë. /IndeksOnline/