17:03 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

Gjilani i Munishit dështon ndaj Dukagjinit, fiton vetëm një pikë në shtëpi

Dukagjini ka marrur një pikë të vlefshme në udhëtim kundër Gjilanit pas një barazimi pa gola.

Gjilani pati iniciativën e ndeshjes duke e qarkulluar topin nëpër fushë, duke krijuar disa raste me Dabiqaj e Sorsa por pa arritur t’i konkretizojë.

Ndërsa Dukagjini pati një rast të mirë shënimi përmes Erblin Mulaj në një kundërsulm të rrëzikshëm, megjithatë portat mbetën të paprekura. Në minutën 90+7 mesfushori Bujar Shabani u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Gjilani deri më tani ka 2 barazime dhe një fitore ndërsa Dukagjini ende nuk e ka shijuar fitoren, pasi ka dy barazime dhe një humbje.