19:00 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjilani ja jep “shkelmin” e fundit Feronikelit, s’ka futboll evropian në Drenas sezonin e ardhshëm

Skuadra e Gjilanit ka arritur që ta mposhtë në Drenas ekipin e Feronikelit me rezultat 0:2.

Dy golat e Gjilanit erdhën si pasojë e gabimeve të gardianit të Feronikelit, Deniz Troshupas, transmeton Indeksonline.

Fillimisht, Troshupa nuk arriti ta presë goditjen e lehtë të Sebino Plakit në minutën e 23-të.

Pastaj në minutën e 69-të, gardiani i Niklit gaboj në pasim të cilën për mrekulli e shfrytëzoj Useini për ta dyfishuar epërsi.

Feronikelit me ndeshjen e sotshme i ka shuar shpresat e pakta që i kishte për të luajtur në garat evropiane.

Kurse, Gjilani vazhdon garën e ashpër për titull dhe gara evropiane./Indeksonline/