18:39 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjilani mbetet në Superligë, Vëllaznimi shkon në barazh

Vëllaznimi dhe Gjilani kanë mbyllur xhiron e fundit të Vala Superligës me rezultat 0-0.

Përkundër një atmosferës fantastike nga të dyja anët në Gjakovët, rrjetat nuk u tundën për plot 96 minuta.

Ky barazim ishte i favorshëm për Gjilanin, pasiqë me këtë pikë siguron mbijetesën në Superligë, ndërsa Vëllaznimi duhet të luaj ndeshjet e barazhit.

Megjithatë, ndeshja e xhiros 33 i dha hije te keqe klubit gjakovar, pasi u ndërpre në minutën 92 pas hedhjes së gjesëndeve në fushë nga tifozët vendas, me ç’rast goditën futbollistin mysafir, Betim Haxhimusa, i cili u dërgua për tretman të detajuar mjekësor, pasi kishte gjakderdhje në kokë.

Tribuna u shprazën dhe pas 15 minutash ndeshja rifilloi, por rezultati mbeti i njëjtë.

Pas gjithë kësaj, Vëllaznimi në barazh do të luajë ndaj Ferizajt./IndeksOnline/