15:36 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjilani mbetet pa kapitenin Kastrati më së paku 1 muaj

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati ka pësuar një lëndim në krahëror në ndeshjen kundër Feronikelit.

Ai ka pësuar një frakturë në klavikulë, e cila do t’ia pamundësoj të luaj 1 deri në 2 muaj.

Në një prononcim për Indeksonline, Kastrati shpreson që të rikthehet së shpejti në fushë.

“Është e sigurtë që minimumi 1 muaj nuk do të luaj, por mund të jetë edhe më tepër. Do ta kem edhe një konsultim final me mjekun, dhe nëse duhet t’i nënshtrohem operimit besoj që shërimi do të bëhet më shpejt” deklaroi Kastrati. /Indeksonline/