18:32 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Gjilani merr vizat dhe testet për koronavirus

Gjilani më në fund ka siguruar vizat italiane për të udhëtuar në San Marino për ndeshjen kualifikuese për Europa League kundër Tre Penne.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i skuadrës, Sevdail Robeli në një prononcim në RTK, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se të gjithë lojtarët i kanë bërë testet për koronavirus dhe të gjithë kanë dalë negativ.

Megjithatë ai thotë se janë të shqetësuar për situatën pasi që  lojtarët në Kosovë po dalin negativ derisa jashtë pozitiv. /IndeksOnline/