11:02 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjilani në krizë për ujë, alokon 200 mijë euro për hapjen e puseve të reja

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komaninë rajonale të ujit “Hidromorava”, ka alokuar sot 200 mijë euro për hapjen e puseve të reja.

Lajmi u bë i ditur pas takimit të Tast Forcës për menaxhimin e thatësisë, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ndërkaq ka marrë pjesë edhe drejtori KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, komandanti i Stacionit të policisë në Gjilan, Alban Ramushi dhe zyrtarë të tjerë.

Kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se si pasojë e thatësisë, gjendja me furnizim ë ujit të pijshëm vazhdon të jetë emergjente, derisa u ka apeluar qytetarëve që ta kursejnë ujin maksimalisht.

“Ndryshe, në mungesë reshjeve mund të mbyllet përkohësisht furnizimi nga ujëmbledhësi i Përlepnicës shkaku i ndotjes”, tha Haziri.

Drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, tha se do të vazhdojë reduktimi i ujit, 14 orë në ditë, derisa pohoi se zgjidhja e përkohshme është hapja e puseve te kazerma e FSK -së dhe në lagjen “Fidanishte|.

Aktualisht, Gjilani po furnizohet nga ujëmbledhësi (Penda) e Përlepnicës, nga burimi Guri Hoxhës, te Baja dhe në Velekincë.

Komuna e Gjilanit dhe “Hidromroava” kanë kërkuar nga Këshilli ndërministror për menaxhimin e  thatësisë që të ndërhyjnë me mjete financiare për të zbutur gjendjen e furnizimit të ujit të pijshëm.

Ndryshe, në kuadër të këtij projekti emergjent, Komuna e Gjilanit  ka alokuar 140 mijë euro, ndërkaq KRU “Hidromorava” 60 mijë sosh./IndeksOnline/