18:36 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gjilani nënshkruan me top futbollistin që i kishte shënuar edhe Tottenhamit

Pas problemeve që kishte në fillim të sezonit, Gjilani është riorganizuar dhe vazhdon të garojë në Superligën e Kosovës.

Javën e kaluar SC Gjilani është bërë me kryetar dhe bord të ri drejtues, ku Afrim Veliu është zgjedhur president i klubit, ndërsa Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami janë aksionerët e rinjë, shkruan IndeksOnline.

Pas riorganizimit, Gjilani ka nisur të përforcohet që të jetë konkurruese në futbollin kosovar.

Gazeta Enigma mëson se skuadra gjilanase ka arritur marrëveshje pëtr transferimin e sulmuesit anësor, Vamir Nafiu.

29-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa në të kaluarë ka luajtur për skuadrën e madhe gjermane Hamburg.

Nafiu ka veshur edhe fanellën e Skenderbeut të Korçës dhe skuadrës së renovas./IndeksOnline/