75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / L A

Gjilani njofton largimin e Kqikut

Edison Kqiku do të largohet nga SC Gjilani.

Lajmin e njoftoi vetë klubi kosovar, ku postuan një video emocionuese në “Facebook”, rreth largimit të kapitenit.

“Duke qenë produkt i akademisë dhe futbollist i rritur në folenë e “Skifterave”, klubi shpreh mirënjohje dhe falenderim të pafund për gjithë kontributin dhe sakrificën e dhënë. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë”, shkroi Gjilani në faqen e tyre.

Kqiku, bëri plot 121 paraqitje me Gjilanin duke arritur të luante edhe në garat evropiane si Europa League dhe Conference League./IndeksOnline/