Pas Skocisë edhe Çekia largon trajnerin pas eliminimit nga Botërorit
Miroslav Koubek është larguar nga posti i trajnerit të Çekisë.
Kjo erdhi pas një rikthimi të dobët në Botëror, ku u eliminuan në fazë të grupeve.
Lajmin e konfirmoi edhe faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Çekisë.
Koubek, mori drejtimin e kësaj kombëtare në fund të vitit të kaluar teksa arriti të fitonte dy ndeshjet e play-offit ndaj Irlandës dhe Danimarkës për t’i kualifikuar pas 20 vitesh.
Ai po ashtu ishte një nga trajnerët më të vjetër që menaxhuan në Botëror, krah Dick Advocaat dhe Hugo Broos./IndeksOnline/

