13:12 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjilani, për pak sa s’e ndërpreu ndeshjen me skuadrën ruse, ja arsyetimi i plotë

Gjilani po zhvillon miqësore me skuadrën ruse, Yenisei. Gjatë transmetimit të ndeshjes në Youtube, skuadra ruse e kishte etiketuar skuadrën kosovare si skuadër serbe.

Për këtë, Gjilani kishte menduar edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Por, skuadra ruse e ka përmirësuar gabimin e qëllimshëm, duke vendosur vazhdimin e kësaj miqësoreje.

“Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk. Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në Youtube, Gjilanin si klub nga Serbia.

Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dyja skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e saj, nga skuadra e Gjilanit mjaft qartë figuron si ekip nga Kosova, ndërsa ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.

Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga u shqyrtua edhe mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirsuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekipi nga Kosova”, thuhet në arsyetimin e Gjilanit./Indeksonline/