15:18 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / B O

Gjilani prezanton një blerje, një ditë para ndeshjes kualifikuese në Evropë

Gjilani sapo ka njoftuar nënshkrimin e Granit Jasharit. Ish-mbrojtësi i Drenicës ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Gjilanin.

Nënshkrimi është bërë një ditë para ndeshjes kualifikuese në Conference League ndaj Liepajas.

“Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

23 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zingjir te Përfaqësuesja e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e skuadrës./Indeksonline/