11:08 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Gjilani publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Besën, ky lojtar do të mungoj sot

Skuadra e Gjilanit sot nga ora 14:00 do të zhvilloj ndeshjen kundër Besës së Pejës në kuadër të javës së 9-të të Superligës së Kosovës.

“Skifterat” tashmë kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar, transmeton Indeksonline.

Pjesë e listës vazhdon të mos jetë Franc Veliu i cili është i lënduar. Po ashtu ende mungojnë futbollistët, Keita Razak dhe Busic.

Sot mund të luaj për herë të parë në formacionin startues, transferi i merkatos verore, Arber Çyrbja./Indeksonline/