14:59 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Gjilani shënon fitore të mundimshme ndaj Dukagjinit

Gjilani i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” mposhtën në shtëpi skuadrën e Dukagjinit me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 82-të.

Me këtë fitore Gjilani ka marrë vendin e tretë në tabelë me 22 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e tetë me 12 pikë./IndeksOnline/